Një nxënës i shkollës 9-vjeçare “Fan Nolin” në kryeqytet ka treguar për Top Channel momentin kur ai pa ngjarjen e rëndë, një sherr mes adoleshentëve, ku për pasojë humbi jetën një 14-vjeçar, i cili u qëllua me thikë. Nxënës i klasës së shtatë, ai tregon se nuk i njeh të miturit që u përfshinë në sherr, por kur rastisi aty pa disa nga të mbuluar me gjak.