Mes të nxehtit ekstrem që ka pushtuar vendin, autoritetet greke kanë urdhëruar pushime “të detyrueshme” në zonat ku temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius. Vapa e madhe pritet të zgjasë deri të enjten, dhe Ministria e Punës ndaloi punën fizike jashtë dhe shpërndarjen e ushqimit nga ora 12:00 deri në orën 17:00.