Australia është përfshirë nga një valë e të nxehtit ekstrem, me temperatura në disa vende që pritet të kalojnë mbi 40 gradë Celsius. Duke cituar parashikimet e disa ekspertëve, transmetuesi lokal SBS Neës njoftoi se në disa pjesë të rajoneve Uellsi i Ri Jugor, Victoria, Queensland, Australia Jugore dhe Territori Verior, termometri mund të shënojë deri në 45 ose 46 gradë Celsius.