Në Gjykatën e Kukësit u zhvillua sot (10 maj) seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku, i akuzuar për vr*sjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu, një krim që dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje. Seanca u zhvillua me pjesëmarrjen e avokates mbrojtëse të caktuar nga shteti, ndërsa trupa gjykuese u kryesua nga gjyqtarja Matilda Çela dhe prokurorja e çështjes ishte Brisida Leka. Pas seancës, një reagim për mediat pati edhe avokatja Aurora Guska.