Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01/2025 19:21

Gjykata e Elbasanit ka dënuar në mungesë me 11 vite e 4 muaj burg Erjon Llapushin, për vrasjen e kamerierit Gazmend Kurmaku, ngjarje e ndodhur në 2 tetor të vitit 2021. Llapushi u shpall fajtor për akuzën e vrasjes me dashje. Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg, por gjykata vendosi 17 vite burg, ndërsa me aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale i ulet 1/3 e dënimit duke e dënuar përfundimisht me 11 vite e 4 muaj burg. Edhe pse në kërkim Llapushi është përfaqësuar në seancë me avokat mbrojtës. Ky i fundit pranoi fajësinë dhe kërkoi aplikimin e uljes së dënimit. Krimi i rëndë ndodhi në një lokal në Elbasan ku Erion Llapushi kapi nga fyti kamerierin 57-vjeçar Gazment Kurmaku për një tavolinë e cila ishte e rezervuar, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. 33-vjeçari Erjon Llapushi është një personazh i skeduar tashmë nga policia për aktivitet kriminal dhe dhunë duke u cilësuar person me rrezikshmëri të lartë. Mëngjesin e së premtes forcat e Drejtorisë Vendore të Policise Korçë, Renea, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale ushtruan kontrolle në 29 banesa të personave kontingjent kriminal apo që kanë lidhje me Llapushin. Forcat Renea rrethuan dhe ushtruan kontroll të në banesën e të shumëkërkuarit, por ai nuk u gjet aty. Në deklaratën e saj policia konfirmoi se gjatë kontrollit u gjetën armë para dhe aparate celularë të cilat dyshohet që përdoreshin për lojëra fati ndërsa në 3 banesa është gjetur edhe sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

Top Channel/ Kreshma, muaj reflektimi! Besimtarët katolikë lutje, mesazh uniteti edhe për Ramazanin
28/02 12:29
Top Channel/ Shembet banesa Fico në Gjirokastër, e moshuara shpëton për pak
28/02 12:26
Top Channel/ Alarm kimik! Ambientalisti sinjalizon përzierje të rrezikshme, zona rrethohet
28/02 12:25
Top Channel/ Transformohet sheshi “Nënë Tereza”, muze e parkim nëntokësor, projekt i ri për qendrën
28/02 12:23
Top Channel/ Dyfishohet ndihma për bletët 2 mijë lekë për koshere, bletarët kërkojnë kullota
28/02 12:22
Top Channel/ PD-ja protestë pa fjalime, nis përgatitja përpara Kryeministrisë
28/02 12:12
Top Channel/ 40 mijë euro mall! Tregtonte veshje me logo false, arrestohet administratorja e dyqanit
28/02 12:07
Top News- “Ikni, shporruni”, përplasje në Rrjoll/ Banorët thyejnë xhamat e ekskavatorëve
28/02 12:05
Top News- Kapen 350 kg kanabis në Kakavijë, lënda narkotike po trafikohej drejt Greqisë me kamion
28/02 11:22
Top Channel/ Zbulohen në Kakavijë 350 kg kanabis, si ishte fshehur në brendësi të trajlerit
28/02 10:35
Top Channel/ Ngjarja përsëritet vetëm një javë më pas, gjendjet sërish i dhunuar një endacak në Fier
28/02 10:32
Top News- Gjendet i pajetë endacaku në qendër të Fierit, viktima me shenja dhune në trup
28/02 10:21
Top News- Digjet makina në Korçë, ishte e parkuar/ Dyshimet e para
28/02 10:18
Top News- Tramvaji del nga shinat në Milano, merr para këmbësorët dhe përplaset me një ndërtesë
27/02 23:15
Top News- Mesazhi i Donald Trump për nisjen e luftës: Nuk dua të godas Iranin, por ndonjëherë duhet
27/02 23:00
Top News- Mësuesja abuzon me nxënësin, e ftoi për alkool e më pas e nxiti për marrëdhënie intime
27/02 23:00
Top Channel/ Vendimi i qeverisë, rriten paga për mësues, policë e ushtarakë
27/02 22:53
Top Channel/ Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve të dyshimta
27/02 22:45
Lajmet kryesore të ditës – Top News, 27 Shkurt 2026
27/02 21:37
Top News-Lufta SHBA-Iran çështje orësh, Britania jep alarmin: Largon stafin e ambasadës nga Teherani
27/02 21:13
DIGITALB DIGITALB