Top Channel/ I morën jetën kryekomisarit, burg përjetë për porositësin e ekzekutimit të Artan Cukut
16/06/2025 19:45

Gjykata e Tiranës dënoi me burg të përjetshëm Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, nën akuzë për vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha vendimi u dha nga gjyqtari i kryeqytetit Gerd Hoxha. Ndaj Bledar Jambellit dhe Kristaq Lecit, rëndojnë akuzat ‘Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria tha se Bledar Jambelli, një person me rrezikshmëri të madhe shoqërore dhe në ndjekje nga organet hetimore dhe policore prej viteve 2000, në vitin 2012 u hetua nga Shërbimet e Policisë në Drejtorinë Vendore Policisë Vlorë për ngjarje të rënda kriminale konkretisht vrasjes së shtetasve Sh.M. dhe E. Sh. dhe falë punës hetimore në kohën që kjo Drejtori drejtohej nga i ndjeri Artan Cuku u arrestua dhe hetua për këto fakte penale të rënda të cituar më sipër, por më pas gjatë procesit gjyqësor doli i pafajshëm dhe u lirua. Pikërisht për këtë shkak, në vitin 2017 Jambelli në shenjë hakmarrjeje përgatiti vrasjen e ish-Drejtorit Policisë Vlorë. Për realizuar këtë qëllim, ai lidhi marrëveshje me shtetasin Lecin dhe për të realizuar vrasjen takoi edhe shtetasin Mikel Shallari të cilit iu premtua pagesë rreth 20.000 euro dhe se do ta merrte në Gjermani pasi të kryente vrasjen, duke e bindur të kryejë krimin. Kristaq Leci pajisi Mikel Shallarin me 2 armë të llojit pistoletë, njëra tipit Zastava dhe tjetra Clock me silenciator, ndërsa vetë u vendos në ndjekje viktimës nga larg duke marrë vëzhgim. Shallari e gjuajti të paktën 8 herë viktimën duke lënë në vendngjarje pa shenja jete. Ky shtetas u ndalua menjëherë dhe pas arrestimit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë. I pandehuri u dënua me dhjetë vjet burgim pasi pranoi akuzën dhe faktin penal, bashkëpunoi me drejtësinë dhe u pendua për krimin e kryer duke i kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës. Nga hetimet rezultoi se vrasja u krye me dashje në formën e paramendimit e shtyrë nga motive hakmarrje dhe për motive përfitimi të dy bashkëpunëtorëve të tjerë.

Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16
Top Channel/ “Porta e Alpeve” 100 milionë euro, miratohet projekti që lidh Alpet me Adriatikun
10/04 15:13
Top Channel/ “Do të mendojmë në fillim për ju dhe familjet në nevojë’, Rama me pensionistët: Nëse…
10/04 15:05
Top Channel/ Bazë për SHBA në Kuçovë, ministri paralajmëron armë “Made in Albania”
10/04 15:04
Top Channel/ Sezoni i ri turistik, aksion në Velipojë për pastrimin e zonës
10/04 14:51
Top News – Hoxha, bast për integrimin. Ministri i jashtëm: Shqipëria do marrë IBAR
10/04 14:34
Top News- “Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë”, banera me mbishkrime në Vlorë e Himarë
10/04 14:22
Lindja e Mesme në ‘flakë’/ A do ndryshojë harta e rajonit? Irani ka ‘armën’ që ‘shkatërron’ botën
10/04 14:13
Top News- Pashka rikthen emigrantët/ Fluks lëvizjeje në doganën e Kakavijës
10/04 14:03
Top Channel/“Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë”,banera edhe në Kuç,thirrje për zbardhjen e ngjarjes
10/04 14:00
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News – Pronari i hotelit bie nga tarraca, çfarë ndodhi në momentin e ngjarjes?
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36