Policia spanjolle ka arrestuar Alexei Pustovarov, të konsideruar si organizatorin kryesor të ngarkesës prej 200 kilogramësh kokaine të sekuestruar javën e kaluar në portin e Vigos. Pustovarov ishte krahu i djathtë i Brian Charrington, i njohur si “narco i Wikipedia-s”, një nga trafikantët më të njohur të dekadave të fundit në Spanjë, i cili vdiq në korrik të vitit 2025 në Alicante.