Temperaturat e ulëta, të shoqëruara me rënien e brymës mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm, kanë dëmtuar qindra hektarë të mbjella me kulturën e patates në Divjakë. Janë dashur vetëm 24 orë që natyra të dëmtoje rreth 250 hektarë të mbjellë me patate në Divjakë dhe fshatrat Xeng, Mize Zharrnec, Kryekuq e Kamenicë deri në 70 për qind të të mbjellave.