I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff ka mbërritur në Rusi, e sipas disa raporteve në mediak, pritet të takohet me presidentin Vladimir Putin. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e bëri të qartë se do të njoftojë gjithsesi për cdo takim të mundshëm të të besuarit të Trumpit me kreun e shtetit rus.