Përmes avokatit të tij, i dënuari me burgim të përjetshëm Aldo Bare kërkon ulje të dënimit. Në një deklaratë për mediat, Oligert Kume kërkoi të njihet me provat dhe dosjen e burgut të Peqinit, ku po vuan dënimin klienti i tij. Kume pretendon se Gjykata e Lartë ka marrë një vendim absurd pasi ka shkelmuar vendimin e datë 27 mars 2017 të Gjykatës Kushtetuese që urdhëronte Gjykatën e Lartë të merrte në shqyrtim edhe njëherë këtë çështje, duke i dhënë të drejtën e mbrojtjes palëve. Ai u shpreh se do ta ndjekë çështjen në organet më të larta, deri në Gjykatën e Strasbugut.