Top Channel/“I çonte foto varr me lule”/Babai i Martin Çeços akuzon 18-vjeçaren për vrasjen e djalit
15/10/2022 17:51

Një ditë pas arrestimit të Martina Pajollarit e cila dyshohet të jetë bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços së bashku me tre të arrestuarit e tjerë, babai i viktimës ka zbardhur detaje të reja nga nata kur ndodhi vrasja. Nevzat Çeço tregoi se djali i tij e kishte kërkuar për nuse Tina Pajollarin. Vajza e kishte refuzuar edhe pasi Martini Çeçoi përmes një mblesi të cilin babai e identifikon me emrin Xhoni, i ka paguar 2.5 milion lekë të vjetra për ti mbushur mendjen Tina Pajollarit që të martohej me të. Natën kur ndodhi ngjarja rrëfen babai, Tina Pajollari e ka marrë Martinin në telefon duke i kërkuar që të mos e shqetësonte me justifikimin se nuk ishin në dijeni prindërit të lidhjes së tyre. Tina Pajollari më pas i tha Martinit që do e telefononte të nesërmen në orën 10 në mëngjes. Pas përfundimit të bisedës me Tina Pajollarin, Martinin e ka telefonuar një person të cilin as babai as Martini nuk e njihnin. Telefonuesi e ka kërcënuar Martinin duke i thënë që do t’i këpus buzët. Në gjendje të rënduar psikologjike, Martini i tha të atit që jeta ime mbaron këtu. Pas kësaj Martini i shqetësuar ka dalë nga shtëpia më shapkat që gjeti tek shkallët e shtëpisë. Babai e ka kërkuar gjithë natën në korijen sipër shtëpisë duke pasur frikë se mos Martini kishte varur vetën më pas ai ka kërkuar edhe tek rezervuari i fshatit, por nuk ka parë asgjë të dyshimtë. Babai i Martin Çeços akuzon Tina Pajollarin si shkaktaren kryesore të vrasjes së djalit ndërsa pohon se tre personat e tjerë të arrestuar nga policia nuk i njihte. Nevzat Çeço pohoi më tej se Tina Pajollari i dërgonte Martinit foto të një varri me lule por ai nuk e kuptoi mesazhin e fotografive që i dërgonte Tina.

Top News – Kush janë dy të shumëkërkuarit që u ekstraduan nga Greqia e Franca, përse akuzohen?
04/07 09:41
Top Channel/ Plagosje me armë në Durrës/ Plumb në këmbë pronarit të një resorti
03/07 23:12
Top News- Qëllohet me pistoletë 35-vjeçari në Durrës, gjithçka nisi pas një konflikti
03/07 22:51
Top News- Mbetjet e Elbasanit nën flakë, zjarri ende aktiv prej më shumë se 72 orë
03/07 21:38
Top News- I nxehti aktivizon zjarret, flakët përfshijnë malin në Has
03/07 20:24
Top Channel/ Nis ndërhyrja nga ajri në Elbasan! Flakët ia lënë vendin tymit toksik
03/07 19:51
Top Channel/ Si do zëvendësohet AKU! Flet pedagogu i UBT: Nuk do ketë më “ping-pong”
03/07 19:39
Top Channel/ Projektligji për bashkëpronësinë, Tabaku: Rrezikon të taksohet si pasuri e paluajtshme!
03/07 18:01
Top Channel/ Balla: Do doja që kolegia Dhori të ishte rizgjedhur!
03/07 17:59
Top News- Vr*sja e Klodian Rashës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit dhe prokurorisë
03/07 17:59
Top Channel/ Zjarr në zonën pyjore në Has, temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve
03/07 17:28
Top News- Tensione tek ‘Plumbi i artë’/ Ndërpritet seanca, gjobitet avokati i të pandehurit
03/07 17:22
Top Channel/ “Unë s’kam gënjyer, ju e keni bërë”, Baçi sfidon Ballën: Hajde tani dhe shkojmë…
03/07 16:58
Top Channel/ “Plaçka e vjedhur nuk gëzohet”, Baçi paralajmëron PS: Mos mendoni se do ia kaloni lehtë
03/07 16:57
Top News – Mbrojtja e të dhënave roli e nëpunësve në sektorin publik e privat
03/07 16:32
Top Channel/ BPAL: Bashkëpunojmë në hetime, kemi kontribuar me 730 mln dollarë të rentës minerare
03/07 15:42
Top Channel/ I ikin policisë dhe aksidentohen, ndalohet “i forti” në Tiranë
03/07 15:41
Top Channel/ SPAK godet sërish vëllezërit Suel e Mario Çela, ju sekuestron pronat në Itali
03/07 15:40
Top Channel/ Gjyqi për Martinin, dëshmojnë oficerja e sigurisë dhe mësuesja
03/07 15:30
Top Channel/ Zjarri prej tre ditësh në landfill, ministri Vengu mbërrin në Elbasan
03/07 15:20