I riu i qëlluar për vdekje nga Shërbimi Sekret Amerikan në Mar-a-Lago është identifikuar si 21-vjeçari Austin Martin nga Karolina e Veriut. Sipas autoriteteve, i riu mbante me vete një pushkë dhe një bombolë gazi në momentin kur hyri në ambientet e resortit, duke përfituar nga momenti kur një mysafir po dilte. Familja e Martinit e kishte raportuar atë të zhdukur një ditë më parë. Ndërkohë, zyrtarët po hetojnë nëse ai e ka blerë armën gjatë udhëtimit nga Karolina e Veriut drejt Floridës.