Miklovan Tufa është nga ata djemtë shqiptarë të Dubait, por jo nga ata të rrezikshmit që teksa kryesojnë listat e të shumë kërkuarve porosisin ngjarje prej andej. I riu u kthye enkas nga Emiratet e Bashkuara Arabe për tu përballur me akuzën e drejtimit të motoçikletës pa dokumente, mbas një aksidenti pa të dëmtuar.