Top Channel/ Hysaj: Ëndrra është Botërori! Më 26 mars super-dueli me Poloninë
23/03/2026 20:00

Kombëtarja shqiptare nisi sot përgatitjet për ndeshjen vendimtare të play-off të Botërorit ndaj Polonisë, që do të zhvillohet të mërkurën më 26 mars në Varshavë. Sylvinho mblodhi grupin në stërvitjen e parë të javës, por jo të gjithë ishin të disponueshëm që në fillim. Mungesat e ditës ishin të pritshme. Gjimshiti, Pilo, Ismajlaj, Aliji, Cake dhe Julian Shehu gjashtë lojtarët që luajtën të dielën me klubet e tyre qëndruan jashtë stërvitjes me qëllim rikuperimi, siç është praktika standarde në punën e kombëtareve. Ata priten të riintegrohen në grup në ditët në vijim. Dy emra të tjerë munguan për arsye të ndryshme. Ramadani pritet të mbërrijë në darkë, pasi pret të bëhet baba, ndërsa Gripshi është gjithashtu në rrugë drejt kampit dhe pritet të bashkohet me skuadrën gjatë orëve të mbrëmjes ndërsa Uzuni nuk ka mbërritur ende për shkak të udhëtimit të largët. Lojtarët e disponueshëm kryen një seancë me mini-lojë, duke dhënë shenjat e para të punës së Sylvinhos për ndeshjen ndaj polakëve. Asllani, që kishte shqetësuar pak tifozët gjatë javëve të fundit, u stërvit normalisht dhe duket se është në gjendje të mirë fizike, lajm i mirë ky për stafin teknik.

Top Channel/ Hysaj: Ëndrra është Botërori! Më 26 mars super-dueli me Poloninë
23/03 20:00
Top News- Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë, tre lojtarë mungojnë, Ramandani merr lajmin e madh
23/03 19:48
Top Channel/ Kombëtarja nis seancën e parë stërvitore për duelin me Poloninë, mungojnë tre lojtarë
23/03 16:56
Top News- Afron sfida e playoff-it me Poloninë/Hysaj-Duhet t’i falim Shqipërisë një botëror të bukur
23/03 14:06
Top News – Kombëtarja në momentin vendimtar. Laçi-Jemi gati, detajet do bëjnë diferencën
23/03 14:06
Top Channel/ Grumbullimi i Kombëtares për Play Off, Laçi: E meritojmë Botërorin. Hysaj: Mungesat…
23/03 12:35
Top News- Kombëtarja gati për Poloninë, kush janë 26 emrat e thirrur nga Sylvinho?
21/03 10:45
Top Channel/ Ramazani edhe në Superiore! Futbollistët ndajnë iftarin dhe faljen
17/03 15:02
Top News – Messi më i mirë se Pele… / Trump pret Inter Miami në Shtëpinë e Bardhë
06/03 12:00
Top News/ Colturi, shuhet ëndrra për medalje. Por bën histori në Milano-Cortina, u rendit e 10
18/02 19:33
Top Channel/ Hysaj: Duel special me Poloninë! Ëndrra për Botërorin, e vështirë
17/02 20:11
Top News- Armand Duka fiton mandatin e 7. Rizgjidhet në krye të FSHF me votim unanim
16/02 16:15
Top Channel/ Zgjedhjet në FSHF/ Duka kandidat i vetëm. Zgjidhen edhe anëtarët e Komitetit
16/02 15:30
Top Channel/ Zgjedhjet në FSHF/ Duka kandidat i vetëm. Zgjidhen edhe anëtarët e Komitetit
16/02 12:41
Top Channel/ Aksidenti i kampiones 41-vjeçare në Cortina, momenti kur Lindsey Vonn përplaset
08/02 15:06
Top Channel/ Exclusive! “Nga vizitorë në pretendentë”, si Shqipëria po sfidon gjigantët në Olimpiadë
08/02 14:31
Top News- Një tjetër shqiptar te Cesena. Giacomo Vrioni i bashkohet Kristian Shpendit në Serie B
05/02 14:24
Top Channel/ Partizani mbush 80-vjeç, ekipi legjendar i futbollit shqiptar feston në shtëpinë e tyre
05/02 12:27
Top Channel/ Duka i vetëm në garën për FSHF, do mandatin e shtatë
29/01 23:31
Top News – Një tjetër shqiptar në ring. Kampioni WBO, Roxhers Muslia sfidohet nga ukrainasi
29/01 17:42
DIGITALB DIGITALB