100 fenerë ndricuan qendrën Kennedy në Washington mbrëmjen e së enjtes, për t`i uruar me sa më shumë dritë që të ishte e mundur hyrjen vitit kinez të Tigrit. Vizitorët e saj do të kenë kohë deri në 6 shkurt të shikojnë mrekullitë e luleve dhe krijesave të tjera shumëngjyrëshe të punuara me shumë mjeshtëri nga artizanët kinezë, e të zbukuruara me rreth 10 mijë drita LED.