Nuk ka të ndalur dhuna e armëve në Shtetet e Bashkuara; vetëm pak ditë nga masakra e fëmijëve në shkollën fillore Robb të Uvaldes në Teksas, të shtënat me armë në një spital të Tulsas në Oklahoma morën katër jetë njerëzish. Numri i viktimave u konfirmua nga zv/shefi i departamentit tëpolicisë së Tulsas, Eric Dalgleish, i cili pohoi se sulmuesi ka vdekur.