Punonjësit e sektorit publik duke nisur nga sot do të kenë një pagë të re. 135 mijë punonjës të administratës shtetërore, konkretisht punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, punonjësit e sistemit shëndetësor, punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi) si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore, nga sot do të paguhen më tepër për punën e bërë. Por sa do të jetë rroga e këtyre punonjësve?