Sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj disa objektivave në Jemen, ku gjetën vdekjen 31 vetë, rebelet Huthi i jan përgjigjur me kërcënimin e një përshkallëzimi të përlasjeve. Këto ishin sulmet më të rënda ajrore që kur Donald Trump nisi mandatin e tij si president i SHBA-së. Sekretari amerikan i mbrojtjes Pete Hegseth, deklaroi se goditjet e SHBA-së do të vazhdojnë derisa milicët Huthi të ndërpresin aksionet ushtarake kundër qarkullimit ndërkombëtar të anijeve.