Top Channel/ Hunter Biden fajtor: Djali i presidentit pranon akuzat, rrezikon 17 vjet burg!
06/09/2024 11:52

Hunter Biden, djali i presidentit të SHBA-së Joe Biden pranoi fajësinë për akuzat e evazionit fiscal, e kjo vetëm disa muaj pasi u shpall fajtor në një tjetër proces gjyqësor nën akuzat për shkelje të ligjit të armëmbajtjes. Mea culpa e tij erdhi disa orë para se të niste zgjedhja e juries në Los Anxhelos që supozohej të shqyrtonte rastin në ngarkim të tij mbi akuza federale për një skemë katërvjeçare që kishte për ëllim shmangien e pagesës së të paktën 1.4 milionë dollarëve në taksa. Hunter ishte në sallën e gjyqit me bashkëshorten e tij, Melissa Cohen Biden dhe i rrethuar nga agjentë të Shërbimit Sekret. Masa e dënimit është caktuar të jepet në 16 dhjetor. Sipas gjykatësit Gjykatësi Mark Scarsi, djali i shefit btë Shtëpisë së Bardhë rrezikon deri në 17 vjet burg dhe një gjobë deri në 450 mijë dollarë. Fillimisht, Hunter ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat për evazion fiskal nga viti 2016 deri në 2019 dhe avokatët e tij kishin thënë se do të argumentonin se ai nuk ka vepruar "me dashje" ose me qëllim për të shkelur ligjin, pjesërisht për shkak të varësisë nga droga dhe alkooli. Vitin e kaluar dështoi një marrëveshje paragjyqësore e Hunter Bidenit me prokurorët, sipas së cilës, ai binte dakord të pranonte fajësinë për shmangie të pagimit të taksave, dhe Departamenti i Drejtësisë, në shkëmbim, nuk do ngrinte akuzën për armëmbajtje pa leje. Marrëveshja nuk u pranua nga gjykatësi, që vuri në dyshim disa aspekte të pazakonta të saj. Gjykatësi Scarsi, i cili është emëruar nga ish-presidenti Donald Trump, vendosi disa kufizime mbi atë që anëtarët e jurisë do të lejoheshin të dëgjonin për ngjarjet traumatike që familja, miqtë dhe avokatët e Hunter Biden-it thonë se çuan në varësinë e tij nga droga.

Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top News- Doli në skandalin “Epstein”, reagon Princesha e Norvegjisë: U manipulova!
20/03 23:00
Top News- Sulm tokësor në Iran, zbardhet plani i SHBA/ Marinsat gati për luftë trup më trup
20/03 22:45
DIGITALB DIGITALB