Një 33-vjeçar shqiptar po gjykohet në Gjykatën e Këlnit, pasi është akuzuar për torturimin e një bashkëpunëtori droge, raportojnë mediat gjermane. Sipas aktakuzës, viktima u mbajt peng për rreth një javë dhe u torturua brutalisht, ndërsa autorët, mes tyre shqiptari, i prenë dy gishtat e këmbës, i shkaktuan djegie me shufra hekuri të nxehtë dhe e dogjën me cigare. I pandehuri gjithashtu i drejtoi një pistoletë duke kërcënuar: “Do të të vras!” Ngjarja ndodhi pas humbjes së një telefoni celular që përmbante të dhëna të ndjeshme mbi klientët e drogës, i cili përdorej për organizimin e shitjeve. Kur u kuptua zhdukja e telefonit, viktima u mbajt e mbyllur në një apartament në lagjen Kalk të Këlnit, ku autorët tentuan ta detyronin të dorëzonte telefonin ose të pranojë se e kishte dorëzuar te policia.