Qytetari, që ndërroi jetë në Gjykatën e Tiranës, po hetohej për dhunë në familje. Avokati i të ndjerit, Ndue Pjetra, i kontaktuar nga gazetarja Anila Hoxha, tregoi se prej tre vitesh klienti i tij hetohej për dhunë, por asnjëherë nuk e kishte pranuar akuzën.