Dy turistë nga Zvicra, gjatë eksplorimit të malit të Shebenikut, kanë humbur rrugën dhe kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet lokale. Policia e Komisariatit të Librazhdit, pas njoftimit të marrë nga Salla Operative, është mobilizuar menjëherë për të lokalizuar dhe asistuar çiftin e huaj. Në mbështetje të tyre shkuan edhe punonjës të zonave të mbrojtura.