Kombëtarja e Femrave në futboll zhvilloi pasditen e së hënës miqësoren e parë ndaj Turqisë, një sfidë kjo që u zhvillua në stadiumin Elbasan Arena në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Botërorit të futbollit të femrave të vitit 2023 që do të zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re. Skuadra e drejtuar nga armir grima, ndonëse u paraqit mirë në fushën e lojës e humbi këtë ndeshje me rezultatin 2-1.