Për shkak të shirave të rrëmbyer të mbrëmjes së djeshme ka humbur jetën një 52-vjeçar nga fshati Letëm i Librazhdit. 52-vjeçari,me iniciale Sh. L., punonte si roje i kanalit vaditës Koshorisht-Zgosht. Ai është goditur nga rrufeja dhe ka përfunduar në ujin e kanalit. Sipas policisë grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.