Po punonin për të dërguar energjinë elektrike në një qendër votimi në Kodër Rrëshen të Mirditës, humb jetën një eletriçist dhe dëmtohen dy të tjerë. Viktima është Emiljano Bunga, punonjës i OSHEE, ndërsa dy të tjerët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Qendra e votimit, sipas informacioneve, ishte tek godina e ish shkollës së mbyllur në Kodër Rrëshen.