Një grua 48-vjeçare e identifikuar si Shpresa Cani ka humbur jetën në ambientet e bashkisë së Lushnjës. Mësohet se 60-vjeçarja ka qenë në zyrën e shërbimit social, për të kërkuar informacion lidhur me ndihmën sociale dhe ndihmën e fundvitit, por nuk është ndierë mirë. Ajo ka rënë pa ndjenja dhe menjëherë është njoftuar ambulanca, por fatkeqësisht nuk ka mund të shpëtojë.