Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se është e vështirë të thuhet se situata në veri është afër depërshkallëzimit. Një ditë më parë kryengociatori kosovar, Besnik Bislimi dhe emisari special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak theksuan se kanë rënë dakord për disa hapa fillestarë për arritjen e një zgjidhjeje në veri.