Donald Trump po shfaqet gjithmonë e më i irrituar nga ajo që e konsideron përgjigje të munguar nga aleatët europianë të Amerikës, të cilët po e refuzojnë njëri pas tjetrit kërkesën e tij për ndihmë. Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se lufta me Iranin “nuk është çështje e NATO-s”, ndërsa zyrtarët në Francë kanë bërë të qartë se Parisi nuk do të dërgojë forca detare në Gjirin e Hormuzit si pjesë e një përpjekjeje të udhëhequr nga SHBA për ta detyruar hapjen e ngushticës nga ku kalon një e pesta e naftës së globit.