Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar Kuvendit që të shprehet për kreun e Grupit pas depozitimit të kërkesës në Parlament për heqjen nga posti të Gazment Bardhit dhe delegimin e detyrës tek nënkryetarja e partisë, Flutura Açka. Duke iu drejtuar kryeparlamentares Nikolla, Basha tha se duke mos bërë publik vendimin, po merret zvarrë përfaqësimi i Partisë Demokratike