Ka qenë një ditë e errët edhe kjo e sotmja për futbollin shqiptar i mbledhur në shumicën e tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit, ish-fizioterapistit të ekipit kombëtar Ylli Mihali, i cili ndërroi jetë një ditë më parë për shkak të Covidit. Në homazhet e zhvilluara në stadiumin “Selman Stërmasi” ishin të shumtë ata që përshëndetën një prej emrave që do t’i mungojë ambientit sportiv jo vetëm kombëtares.