Presidenti amerikan Joe Biden po i shtron kryeministrit holandez Mark Rutte rrugën që ai në të ardhmen të jetë sekretar i përgjithshëm i NATO-s, shkruan Politico. Për këtë pohim të saj, media e njohur citon një zyrtar amerikan që sic thotë ajo, preferoi të ruajë anonimatin. Sipas shkrimit, dy e treta e vendeve të aleancës e mbështesin nominimin e Ruttes.