Lideri populist holandez Geert Wilders ka zgjedhur të heqë dorë nga përpjekja për t`u bërë kryeministër i vendit, pavarësisht fitores dërrmuese të partisë së tij në zgjedhjet e 2023-shit. “Unë mun dtë bëhem kryetar i ekzekutivit vetëm nëse kjo mbështetet nga të gjitha partitë e koalicionit. Por nuk ishte rasti”, ka shkruar ai në platformën X.