Pas triumfit në zgjedhjet e pergjithshme në Holandë, populisti i djathtë Geert Wilders ka nisur kërkimin e vështirë për partnerë koalicioni. Me 37 nga gjithsej 150 vende në parlament, ai ndoshta është befasuar dhe vetë që partia e Partia e tij për Liri arriti të dyfishonte votat krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.