Ndërsa Holanda përpiqet të reduktojë gjurmën e saj të karbonit në atmosferë duke u fokusuar në energjinë e rinovueshme, veçanërisht në energjinë diellore, një sfidë e re po shfaqet: mungesa e hapësirës në dispozicion. Një zgjidhje e mundshme përfshin ndërtimin e paneleve diellore ludnruese, një tjetër është përdorimi i paneleve diellore në çatitë e serave bujqësore. Hugo Parant, kreu i projekteve diellore në një kompani vendase flet për sfidat që i presin. Pamjet: AFP