Eric Schmidt, ish CEO-ja i famshmëm që e bëri kompaninë Google të jetë gjigandi i madh i teknologjisë moderne, tani e ka hedhur vështrimin diku tjetër. Ai është frymëzuar nga miliardieri Nelson Rockefeller që në kulmin e frikës nga një luftë bërthamore mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovietik themeloi në 1956 Projektin e Studimeve Speciale Rockefeller (SSP), shkruan gazeta shqiptaro-amerikane Illyria.