Opinioni publik në Greqi është tronditur nga historia e një vajze 18 vjeçe, nga lagjja Ilioupoli e Athinës, e cila përdhunohej për vite me radhë nga babai i saj dhe muajt e fundit nga një oficer policie që e detyronte të prostituonte dhe e mbante të mbyllur në shtëpinë e tij. Rasti në fjale është mësuar dhe publikuar orët e fundit, pasi 18-vjeçarja mundi të largohej nga shtëpia ku mbahej me forcë, duke i dhënë fund viteve të abuzimit seksual dhe makthit të përdhunimit nga ana e babait të saj.