37 kamera të paligjshme janë çmontuar nga policia në qarkun e Elbasanit, ndërsa 10 persona janë vënë nën hetim. Gjatë fazës së dhjetë, të operacionit “Fijet”, në Elbasan, në lagjet “5 Maji”, “Sul Paprri”, “Syrja Dylgjeri” dhe “Çlirimi”, u çmontuan 28 kamera dhe nisën hetimet për D. Rr., I. B., H. B., K. Xh. dhe A. I. Në Gramsh u çmontuan dhe u sekuestruan 4 kamera të vëna në kundërshtim me ligjin dhe nisën hetimet për R. D., S. Xh. dhe A. Ç..