Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Lirohen hapësira në plazhin e Velipojës, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme. Hiqen dhe sekuestrohen 80 çadra dhe 160 shezlongë. Procedohet penalisht 1 shtetas.