Kryeministri Edi Rama inspektoi laboratorin e mediave digjitale me teknologjinë më të avancuar në Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës. Ai zhvilloi një podkast me studentët e departamentit të Gazetarisë, ku foli për mbylljen e platformës TikTok, duke thënë se për momentin nuk ka zgjidhje tjetër.