Top Channel/ Himara voton për kryebashkiakun e ri, 23.074 qytetarë zgjedhin mes Tavos e Gjikurisë
03/08/2024 20:19

Nën vrullin e sezonit turistik, pas nje fushate te shkurter e te qete, himariotët do tu drejtohen kete te diele kutive te votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Perballe njeri-tjetrit, jane socialisti Vangjel Tavo dhe përfaqësuesi i opozitës Petro Gjikuria. 23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote janë thirrur për të shprehur vullnetin e tyre në 36 qendra votimi. Procesi hapet ne oren 7:00 te mengjesit dhe pritet të mbyllet në orën 19:00 te mbrëmjes. Në Himarë do të aplikohet vetëm identifikimi elektronik dhe qendrat e votimit do të jenë të monitoruara me kamera. Në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar 52 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit. Zgjedhjet në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, qe nxiti tensione mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Pas arrestimit të Belerit bashkia u drejtua fillimisht nga ish-kryebashkiaku, Jorgo Goro i cili u arrestua për shpërdorim detyre me urdher te SPAK, pasi dyshohet për abuzime me pronat. Pas Goros drejtimin e bashkisë e mori nënkryetarja, Blerina Balaj, e cila më pas dha dorëheqjen per arsye personale. Këshilli bashkiak zgjodhi kryetar në detyrë Arqile Bollanon, të cilin SPAK po e heton gjithashtu si pjesë të një skandali të lidhur me pronat.

Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32
Top Channel/ Reagon Tirana për studentët në RMV: Provimet në shqip janë të garantuara
06/04 15:31
Top News- Përgatitje për luftë, ushtria gjermane ndalon burrat të udhëtojnë jashtë vendit
06/04 15:29
Top News- Ushtria ruse në krizë për ushtarë/ Mashtron dhe rekruton burra të varur nga alkooli
06/04 15:28
Top News – President i ri apo zgjedhje? Abdixhiku: Ende nuk kemi asgjë të re, zgjedhjet nuk i duam
06/04 15:17
Top News – Asnjë emër konsensual për president! Kurti: Do vazhdojmë bisedimet
06/04 15:17
Studentët shqiptarë mbushin sheshet në Shkup/ Analiza në studio: Përplasje fizike dhe kundërshtime
06/04 15:13
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:09
Top News – ‘Arti i Negociatave’ dhe Trump. Presidenti shpërfill rregullat e veta në luftën me Iranin
06/04 14:40
Top News – Luftërat trazojnë kombet. Islanda referendum për të rifilluar bisedimet me BE
06/04 14:33
Top News- Kalimi në tunelin e Llogarasë me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
06/04 14:33
Top News – Gjuha amtare bën bashkë shqiptarët. Tirana zyrtare rreshtohet krah studentëve në Shkup
06/04 13:57
Top News- Kapen dy trafikantet e emigrantëve/ Do i çonin drejt Kosovës, njëra kontrollonte rrugën
06/04 13:57
Top News-Mision shpëtimi në Fushë-Arrëz, punonjësi i kompanisë celulare gjendet i shtrirë në dëborë
06/04 13:52
Top Channel/ Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, një i plagosur
06/04 12:30
Top Channel/ Tirana zyrtare mbështet protestën e studentëve për provimin në gjuhën shqipe në Shkup
06/04 12:28
Top Channel/ Fshati që do ujë dhe drita! Në Mal të Martaneshit, banorët: Na ndihmoni
06/04 12:27
Top Channel/ Varfëri dhe mbijetesë, familja me gjashtë anëtarë në Kopacëz të Delvinës mes skamjes
06/04 12:26