Zjarret që kanë pushtuar Mauin në Hauai kanë marrë të paktyën 53 jetë njerëzish, e bilanci i vdekjeve mund të rritet akoma edhe më shumë. Flakët kanë shkrumbuar thuajse krejtësisht qytezën Lahaina, një destinacion i famshëm i vizituar nga 2 milionë turistë në vit, duke i lënë atje mijëra persona pa një strehë mbi kokë, pohoi guvernatori Josh Green. Nga katastrofa, e cilësuar si më e rënda në historinë e vendit, besohet të jenë rrafshuar 1.000 ndërtesa.