Saranda u trondit mëngjesin e sotëm nga një shpërthim masiv tritoli i vendosur në hyrjen e hotel Bizant në krye të shëtitores së qytetit. Shpërthimi ka shembur tërësisht objektin 2 katësh ndërsa ka shkaktuar dëme në më shumë se 40 biznese në një rreze prej 400m përreth objektit. Dëme kanë pësuar edhe dhjetëra apartamente banimi në të gjithë lagjen 1 të qytetit.