Një aksion spektakolar i policisë u zhvillua mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1, në rrugën “Butrinti” të Sarandës, ku pas një ndjekjeje dinamike, u arrestuan tre të rinj: Endri Doku, Imer Gega dhe Ervis (alias Bledar) Cukali. Ata udhëtonin me një automjet luksoz Porsche Panamera, kur u ndaluan nga shërbimet e Komisariatit të Sarandës dhe të Policisë Kufitare.