600 viktima në vetëm dy ditë ka shkaktuar konflikti mes Hezbollahut dhe Libanit; bombardimeve të ashpra te shtetit hebre, grupi militant i mbështetur nga Irani iu përgjigj me një goditje nevralgjike: Ai njoftoi se ka lëshuar një raketë balistike e cila në shënjestër kishte selinë e agjensisë së famshme izraelite të inteligjencës Mossad, teksa luftëtarët e vet po përgatiten për një luftë të mundshme tokësore me forcat izraelite të mbrojtjes, IDF.