Një italian është duke u hetuar lidhur me pretendimet se ka paguar anëtarët e ushtrisë së serbëve të Bosnjës për të udhëtuar në Sarajevë, ku ka vrarë civilë në konfliktin e viteve ’90. Prokurorët në Milano janë duke hetuar individë lidhur me atë që është njohur si “turizëm i snajperëve”. Italiani 80-vjeçar po hetohet për vrasje, ka thënë një burim për “The Guardian”. Ish-shofer kamioni nga rajoni verior italian Veneto, ai është i dyshuari i parë që është vendosur nën hetim që kur ka nisur prokuroria italiane hetimet në nëntor.