Teksa nuk ka ende një përgjigje për vdekjen e Sergeit, Natalisë, Ekaterinës dhe Nikitës, Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar mjekësisë ligjore të shpejtojë ekspertizën dhe të dalë në konkluzione sa më shpejt. Paraprakisht, përgjigja përjashtuese e ekspertëve është se viktimat nuk kanë ndërruar jetë nga droga, por nëse u helmuan apo jo nga avujt e klorit të hedhur në pishinën për të cilin një punonjës dëshmoi se hodhi një gotë klor pluhur në 60 tonë ujë.