Vijon të mbetet mister incideti I ndodhur në një restorant në Shkodër ku 3 persona pësuan lëndime të rënda në ezofag dhe stomak pas konsumuan një shishe uji të ambalazhuar. Analizat e ujit që solli pasoja shëndetësore tek 3 personat që e konsumuan në një restorant në Shkodër nuk kanë dalë ende, por nisur nga dëmtimet e shkaktuara mjeket dyshojnë se kemi të bëjmë me një variant acidi që nuk dihet në cfarë rrethanash është futur në shishe. Aku ka sekuestruar gjithë sasinë e ujit të ambalazhuar në restorant dhe në piken e shpërndarjes në Shkodër.