Top Channel/ Hetimi paraprak për vdekjen e presidentit iranian: Rrëzimi i helikopterit ishte…
24/05/2024 20:46

Asnjë provë që të tregojë se rrëzimi i helikopterit me të cilin udhëtonte Presidenti iranian Ebrahim Raisi ishte i qëllimtë, sipas një raporti paraprak të ushtrisë iraniane. “Nuk janë vënë re shenja plumbash apo diçka e ngjashme te mbetjet e helikopterit i cili u rrëzua në një zonë në lartësi të madhe dhe shpërtheu në flakë”, thuhet në raportin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura iraniane, sipas Zërit të Amerikës. “Asgjë e dyshimtë nuk është vërejtur në bisedat e kullës së kontrollit me ekuipazhin e fluturimit”, shtohej me tej në raport, ku njoftohej se më shumë detaje do të publikohen ndërsa hetimi përparon. Ebrahim Raisi, i cili shihej si pasardhës i mundshëm i Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei, gjeti vdekjen kur helikopteri me të cilin udhëtonte u rrëzua të dielën e kaluar, mes motit të keq në malet pranë kufirit me Azerbajxhanin. Raisi u varros të enjten në qytetin e shenjtë mysliman shiit të Mashhadit, katër ditë pas aksidentit gjatë të cilit gjeti vdekjen gjithashtu edhe ministri i Jashtëm dhe gjashtë persona të tjerë. Sipas ekspertëve, Irani njihet për sigurinë e dobët ajrore dhe të dhënat tregojnë për përplasje të përsëritura, shumë prej të cilave përfshijnë avionë të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, të blerë para revolucionit islamik të vitit 1979. Teherani thotë se sanksionet amerikane e kanë penguar atë prej kohësh të blejë avionë të rinj ose pjesë këmbimi nga Perëndimi, për të përditësuar flotën e tij të dobët. Irani shpalli pesë ditë zie për nder të Ebrahim Raisin, ndërkohë që zgjedhjet e reja presidenciale janë caktuar të mbahen më 28 qershor. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50