Pas zgjedhjeve për Parlamentin e ri më 11 maj, këtë të enjte u bë bilanci post-zgjedhor. Në një tryezë diskutimi me fokus “përtej monitorimit, për një reformë gjithpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”, ku të pranishëm ishin edhe kreu i SPAK Altin Dumani dhe kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, u zhvillua një analizë për krimet zgjedhore si dhe për mënyrën si u organizua fushata.