“Jemi prezantuar me këtë punë në rrjetet sociale dhe nuk kemi detyruar askënd të paguajë pa dëshirën e tij”. Ky ishte qëndrimi që mbajtën 6 prej agjentëve kryesorë të arrestuar nga policia e Fierit pasi promovonin platforma të rreme ku qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt.